back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeSindikata e Sektorit Privat: Edhe nëse bëhet paga minimale 700€, është vonë,...

Sindikata e Sektorit Privat: Edhe nëse bëhet paga minimale 700€, është vonë, të rinjtë e kanë ndarë mendjen

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ngritja e pagës minimale në Kosovë nuk ngjallë shpresë të punëtorët e sektorit privat.

Azemi, në RTV Dukagjini ka thënë se ngritja e pagës minimale në sektorin privat tashmë është veprim i vonuar dhe vështirë se mund të ketë efekt.

“Vërtet edhe nëse sot punëtorëve të sektorit privat u ofrojmë pagë 700 ose 1,000 euro është e kotë sepse në mendjen e punëtorëve të sektorit privat ka hyrë rrugëtimi për të ikur jashtë, sepse ka humbur shpresa dhe dinjiteti i këtyre punëtorëve”.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, ka thënë se institucionet shtetërore nuk janë marrë seriozisht me këtë çështje pavarësisht vërejtjeve që sindikata u ka tërhequr.

“Defakto kjo më nuk do të jetë pagë minimale por pagë e pleqve sepse tanimë shumica e të rinjve kanë ikur ose po ikin dhe Kosova tashmë po zbrazet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Azemi ka thënë se thirrjet e zyrtarëve institucional për mos ikjen e të rinjve janë të kota, pasi edhe vetë tre bartësit e institucioneve kanë qenë në perëndim për jetë më të mirë.

“Pagat e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë janë më të ulëtat në rajon, ndërsa kemi pagat më të larta të krerëve shtetëror. Kjo është një diskrepancë e madhe”.

Ai ka thënë se është shumë e dhimbshme që Kosova para dhjetë viteve ka pasur natalitetin më të madh në rajon, ndërsa tash e kemi natalitetin më të ulët në rajon.

“Këtë e ka bërë vet shteti ynë, që as pesimisti më i madh nuk do ta kishte menduar”, deklaroi ndër të tjera Jusuf Azemi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz