BallinaLajmeXhavit Haliti për sondazhin e VV-së: Hulumtim me porosi dhe sipas qejfit

Xhavit Haliti për sondazhin e VV-së: Hulumtim me porosi dhe sipas qejfit

Të ngjajshme

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi...

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Një sondazh i publikuar sot nga partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja “Vetëvendosje”, të cilët subjektin e tyre e paraqesin si fituese nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, hidhet poshtë nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai në një prononcim për Express, këtë hulumtim e quan të porositur dhe sipas qejfeve.

“Këto sondazhe janë më porosi dhe sipas qejfit. Qëllimi i tyre është me influencu me i bind njerëzit ose me kiju tek njerëzit besim se ata do të fitojnë.

Qëllimi i sondazheve të tashme bëhet që njerëzit e pa përcaktuar t’i orientojnë kah vetja dhe t’i tërheqin nga vetja”, u shpreh Haliti.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtij hulumtimi të Lëvizjes “Vetëvendosje” është e dyta me 18.4%.

Për këtë, Haliti tha se nuk beson që Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dal e para.

Sondazhi në fjalë, e ka paraqitur Vetëvendosjen si fituese të pasuar nga PDK, më pas nga LDK, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta. /D.K/Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz