Xhavit Haliti e Rexhep Selimi i harrojnë partitë, relaksohen pak në bregdet
BILLI

Lexo edheNëse vendi shkon në zgjedhje, këto janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë filmuar në bregdet duke qëndruar në një tavolinë së bashku.
Ata janë përplasur disa herë ashpër, si në Kuvend ashtu edhe në debatet televizive. Janë pjesë e dy partive me qëndrime krejtësisht të kundërta dhe shpesh edhe armiqësore në aspektin politik.
Mirëpo, duket se gjërat jashtë kamerave dhe sallës së Kuvend qëndrojnë më ndryshe.

Lexo edheNëse vendi shkon në zgjedhje, këto janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë
Bashkë me ta, sipas pamjeve të siguruara nga Ballkani.info, është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ish-deputet i PDK-së.
