Xhandarmëria nuk shkeli dje në Kosovë, KFOR-i u takua me ta në pikën zero
01

Lexo edheA mund të infektoheni për herë të dytë me COVID-19, vjen përgjigja e ekspertëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se këto raportime nuk janë plotësisht të vërteta, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit të policisë, pjesëtarët e uniformuar të ushtrisë së Serbisë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se njësiti i KFOR-it është takuar me këta pjesëtarë të uniformuar të ushtrisë së Serbisë, por të njëjtit kanë qenë në pikën zero.

Lexo edheA mund të infektoheni për herë të dytë me COVID-19, vjen përgjigja e ekspertëve
“Fsh.Kikë, Kamenicë 05.10.2020-13:20. Njësiti patrullues kufitarë kanë kontaktuar me banorët e fshatit dhe sipas tyre njësitë e KFOR-it janë takuar me pjesëtar të uniformuar të ushtrisë së Serbisë në piken zero dhe se nuk kanë qenë në territorin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/