Wimmer: Asllani lojtari më i rrezikshëm te Kosova
dp

Lexo edheAustria zhvillon stërvitjen në “Fadil Vokrri”, një ditë para përballjes me Kosovën

Gjatë këtyre momenteve u mbajt konferenca për shtyp e Austrisë.
Në të morën pjesë trajneri Ralf Rangnick, së bashku me lojtarin e kësaj kombëtare Patrick Wimmer.
“Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, deklaroi Wimmer.
Wimmer, i cili luan së bashku te Hoffenheimi me treshen kosovare Hajdari, Avdullahu dhe Asllani, tha se te Kosova është “Fisi” ai që është lojtari më i rrezikshëm i “Dardanëve” dhe se do të kenë probleme që ta ndalin.

Lexo edheAustria zhvillon stërvitjen në “Fadil Vokrri”, një ditë para përballjes me Kosovën
“Sulmuesi shtoi se nga të gjithë lojtarët e Kosovës njeh më mirë Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun e Albian Hajdari, meqë luajnë te e njëjta skuadër – Hoffenheimi. E konsideroi Asllanin si lojtarin më të rrezikshëm”, shtoi Wimmer.
Ndeshja Kosovë-Austri do të luhet nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 18:00./IndeksOnline/