back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaSportWilder konfirmon sfidën e unifikimit të titujve, ja kur do të përballet...

Wilder konfirmon sfidën e unifikimit të titujve, ja kur do të përballet me Joshua

Të ngjajshme

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka deklaruar se sfida e unifikimit të titujve kampionë të këtij Divizioni do të kryhet vitin e ardhshëm.

Kjo nënkupton se ai do të duelojë ndaj Anthony Joshua, kampionit të botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Për momentin dy boksierët kanë rivalë të ndryshëm: Wilder do të përballet me Breazeale më 18 maj, ndërsa Joshua do të duelojë ndaj Miller më 1 qershor. “Ata e kanë patur mundësinë që ne ta zhvillojmë këtë sfidë gjatë 2019-ës, por nuk dëshironin që kjo të ndodhte. Gjithsesi, parimisht jemi dakord që sfida të ndodhë gjatë 2020-ës”, u shpreh Wilder.

“Unë kam vetëm një kërkesë, ndarje 50-50 të fitimit dhe kjo është e drejtë. Kam dueluar me Fury dhe kam treguar se e meritoj këtë ndarje”, u shpreh Wilder, 40 fitore e 1 barazim në karrierën e tij. Wilder është duke u përgatitur për sfidën e tij të radhës, ndaj Dominic Breazeale, përballje ku kampioni i botës konsiderohet favorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz