Whitaker pas vizitës në KFOR: SHBA mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes
dp

Lexo edheShtime, nxënësi 15-vjeç dorëzon në polici paratë e gjetura

Whitaker ka thënë se SHBA është aleati më i fuqishëm i Kosovës që po e ndihmon edhe në rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur veten.
“Për më shumë se 26 vjet, SHBA-të e kanë mbështetur KFOR-in si një shtyllë stabiliteti. Pata një takim të rëndësishëm me Gjeneral Major Ozkan Ulutas, Komandant i KFOR-it, për të diskutuar misionin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi partneri më i fortë i Kosovës, duke rritur aftësinë e vendit për të mbrojtur veten. Ndërsa u bëjmë thirrje aleatëve të marrin përgjegjësi më të mëdha për sigurinë evropiane, KFOR-i mbetet kritik për një rajon të sigurt dhe rezilient”, ka shkruar ai.

Lexo edheShtime, nxënësi 15-vjeç dorëzon në polici paratë e gjetura