KEK-u shpall tender për pjesë rezervë për transportin e hirit, me vlerë mijëra euro
dp

Lexo edheAnalistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë kontratë për furnizim me pjesë rezervë për transportin e brendshëm të hirit për blloqet A3 -5.
Sipas të dhënave të tenderit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 42,600 euro, ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë prej 31,676.39 euro, raporton IndeksOnline.
Njoftimi për kontratë ishte publikuar më 20 korrik 2026, ndërsa hapja e tenderëve është bërë më 10 gusht.

Lexo edheAnalistët mirëpresin tejkalimin e krizës dhe zgjedhjen e presidentes
Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 29 shtator, ndërsa kontrata është nënshkruar më 7 tetor 2026.
Në këtë procedurë ishte pranuar vetëm një tender, i cili rezultoi i përgjegjshëm. Kriteri i përzgjedhjes ishte çmimi më i ulët. /IndeksOnline/