Shtime, nxënësi 15-vjeç dorëzon në polici paratë e gjetura
dp

Lexo edheWhitaker shkruan për takimet me Kurtin e Haxhiun, e potencon përkushtimin e Kosovës për të blerë “artikuj” të mbrojtjes nga SHBA

Nxënësi 15-vjeçar me inicialet N.SH., ndërsa po lëvizte në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka gjetur një shumë parash prej 180 eurosh. Pa hezituar, ai është paraqitur në stacionin policor për t’i dorëzuar të hollat e gjetura, njofton policia.
Pas veprimeve të menjëhershme verifikuese nga ana e zyrtarëve policorë, “është arritur të identifikohet pronarja e këtyre parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja”, njofton PK.
“Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij”, vijon njoftimi.

Lexo edheWhitaker shkruan për takimet me Kurtin e Haxhiun, e potencon përkushtimin e Kosovës për të blerë “artikuj” të mbrojtjes nga SHBA
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor”.