Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj fjalimeve të deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
“Është i natyrshëm ky siklet. 20 vjet hajni po përfundojnë sot. Përveçse nuk do të mund të vjedhin më, do të shohin edhe se si qeveriset”.
“Por kam një frikë, me kaq pak përmbajtje dhe të harxhuar që në seancën e parë, nuk e di cfarë opozitarizmi do të kemi në seancat e tjera”, ka shkruar Manxhuka.