BallinaRegjionaleVushtrria ia sheh hajrin Rashicës, bëhet e ditur shuma që do ta...

Vushtrria ia sheh hajrin Rashicës, bëhet e ditur shuma që do ta përfitojnë nga shitja e tij

Të ngjajshme

Ish-trajneri i Dortmundit shihet si favorit kryesor për të zëvëndësuar Valverden te Bilbao

Trajneri kroato-gjerman, Edin Terziq është i papunë që nga...

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos sonte në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çastesh në Rrugën...

Mbappe: Jam rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer së fundi nga...

Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën politike të ardhshme

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë. Ai ka...

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

Vushtrria do të përfitojë financiarisht nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen. Klubi gjerman para pak javësh e bleu kartonin e kosovarit nga klubi holandez për 7.5 milionë euro.

Dhe, një përqindje do t’i takojë edhe klubit kosovar, nga i cili Rashica pati shkuar në Vitesse.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Shukri Asllani, ish futbollisti vushtrrias, i autorizuar nga Vushtrria për t’u marrë me këtë çështje.

Asllani ka konfirmuar se Vushtrria do ta marrë një përqindje nga ky transferim, pa e zbuluar shumën. Por, maksimumi që mund të fitojë klubi kosovar është rreth 300 mijë euro.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë dhe rrjedhën e këtyre bisedimeve e posaçërisht të kënaqur me epilogun pozitiv”.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin shumë korrekt me drejtuesit e klubit, e në veçanti me kryetarin Naser Imeri”.

“Natyrisht se më bënë të lumtur fakti se nga katër palët e përfshira në këtë proces, tri palë vijmë nga Vushtrria, pra klubi, Miloti dhe unë. Kjo është shumë e mirë për futbollin vushtrrias dhe qytetin”, ka thënë Asllani.

Rashica karrierën si fëmijë e ka filluar te shkolla e futbollit ‘Kurda’, të cilët po ashtu kanë pretendime për të fituar ndonjë gjë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz