Vuçiqi në Tiranë, VV proteston: “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”
BILLI
Lexo edheKjo është lista e futbollistëve më të vlefshëm te Kombëtarja e Kosovës
Kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik.
Nga ana tjetër Lëvizja VV në Tiranë paralel me takimin po organizon një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata kanë dalë me parulla të ndryshme, e në mesin e tyre janë edhe: “Afrohu atdheut jo Vuçiçit”, “Kombi digjet, qeveritë krihen”, kurse ka edhe të atillë që kanë shkruar deklaratat e Vuçiqit kur mohonte masakrën e Reçakut.

Lexo edheKjo është lista e futbollistëve më të vlefshëm te Kombëtarja e Kosovës
“Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, janë brohoritjet që po dëgjohen në protestën e VV-së në Tiranë.




