Vuçiq për autostradën Nish – Merdar: Ndihmon shitjen e prodhimeve serbe në Kosovë
BILLI
Lexo edheTurqia “shkundet” nga një tërmet i fuqishëm, dhjetëra të plagosur
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë e cila, nëse nuk zgjidhet, do të jetë pengesë për në rrugën europiane.
Vuçiq ka folur edhe për kompromisin që e kërkon vazhdimisht, ndërsa ka përsëritur atë që nuk është e vërtetë: Serbia ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e Brukslit.
Kryetari Serbisë, gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e Komisionit Europian Donald Tusk ka folur edhe për ndërtimin e autostradës Nish – Merdar (mediet serbe thonë autostrada Nish – Prishtinë).

Lexo edheTurqia “shkundet” nga një tërmet i fuqishëm, dhjetëra të plagosur
“Nuk kam hequr dorë nga kjo ide. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë e rajonin, me të do të ndihmojmë serbët në Kosovë, do t’i lidhim serbët e shqiptarët, do t’i ndihmojmë shitjes më të mirë të prodhimeve serbe në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka treguar se pjesa që ndërtohet në Serbi, me gjatësi 77 kilometra, do të kushtojë 350 milionë euro.