BallinaLajmeVuçiq, pas kthimit nga Amerika: Serbinë e pret një dimër i vështirë...

Vuçiq, pas kthimit nga Amerika: Serbinë e pret një dimër i vështirë lidhur me Kosovën

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA, tha sot se nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave të tij, “por çdo bisedë me përfaqësuesit e fuqisë kryesore në botë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra që nuk kemi dakord”.

“Këto nuk janë gjëra të lehta as të thjeshta për ne, do të ketë probleme”, tha Vuçiq, i cili ka pasur një numër takimesh në SHBA lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ne do të luftojmë në kushte të vështira, nuk do të jetë e lehtë. Do të shohim se si do të duket krejt kjo. Sigurisht nuk presim ditë të lehta, as një vjeshtë të lehtë dhe as një dimër të thjeshtë për ne”, tha Presidenti serb për TV ‘Pink’, përcjell Telegrafi.

Ai tha se nuk ishte hera e parë që Serbia është në një situatë të tillë, por se ai do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, për popullin serb në Kosovë, për interesa kombëtare dhe shtetërore.

“Dhe, të presim që të rrjedh mjalti e qumështi , t’ju them që kam bërë punë fantastike, duke ndryshuar mendjen e tyre …  Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se, për fat të keq, ndonjëherë ndjehet i vetmuar, sepse të gjithë të tjerët i lajnë duart, megjithëse ishin shumë të përfshirë në krijimin e problemit. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz