Vuçiq: Me Melanian fola serbisht, Trump më pyeti…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar se çfarë ka biseduar me homologun e tij, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Neë York.
Ai në një intervistë për Kuririn serb ka thënë se ka marrë siguri të plotë se të dy homologët e tij, Trump dhe Macron do ta vizitojnë Serbinë, transmeton Klan Kosova.
” Jam shumë i kënaqur me bisedat që i kam pasur me presidentët e Amerikës dhe Francës këtu në Neë York. Të dyja bisedat ishin shumë të përzemërta, të dy do të vijnë në Serbi”. tha ai.
Duke folur për përshtypjet që i ka lënë Trump ai deklaroi se ka arritur që ta mbajë atë në bisedë më gjatë se të tjerët.
“Ai më pyeti nëse kam luajtur basketboll, nëse tani merrem ngapak me basketboll, gjë për të cilën i kam thënë se unë jam fizikisht i dobët, se nuk jam i gjatë krahasuar me të gjithë ata që merren me këtë, por unë një herë kam bërë përpjekje të passuksesshme në këtë drejtim”transmeton Klan Kosova..
Lexo edheSi ushtarët izraelitë i gjymtojnë të rinjtë palestinezë (Foto)
Me Zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, presidenti serb ka thënë se ka folur në gjuhën serbe e sllovene “, kështu që kanë arritur të merren vesh “në mënyrë të shkëlqyer”.
“Ajo u përpoq të fliste pak sllovenisht, pak në serbisht, kurse unë shumicën e kohës kam folur në serbisht e pak në sllovenisht aq sa di nga kjo gjuhë ” tha ai, transmeton Klan Kosova.














