BallinaLajmeVuçiq i ankohet SHBA-së për kandidimin e Haradinajt për kryeministër

Vuçiq i ankohet SHBA-së për kandidimin e Haradinajt për kryeministër

Të ngjajshme

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka...

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një takim sot në Beograd me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Brian Yee.

Në këtë takim temë diskutimi ka qenë Kosova ku ndër të tjera Vuçiq ka falënderuar SHBA-të për reagimin e saj ndaj krijimit të Ushtrisë së Kosovës, përcjell Insajderi.

Vuçiq ka falënderuar ShBA-të për sjelljen e KFOR-it në Kosovë pasi që sipas tij serbët e Kosovës ndihën më të sigurte në pranin e tyre.

Mes të tjerash Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij për mundësin që Ramush Haradinaj mund të bëhet kryeministër i Kosovës, raporton B92.

Në anën tjetër Yee pas takimit ka konfirmuar se në këtë takim është biseduar edhe për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Gjendja më e tensionuar nga Serbia ka filluar qysh në fillim të këtij viti kur Haradinaj ishte arrestuar në Francë me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj është zyrtarizuar kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicion ky i njohur si krahu i luftës./Insajderi.com.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz