BallinaLajmeVrau shokun e tij nga pakujdesia, ja si arsyetohet 21 vjeçari në...

Vrau shokun e tij nga pakujdesia, ja si arsyetohet 21 vjeçari në Gjykatë

Të ngjajshme

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

DW: IA po hyn në shkolla! A është Ballkani Perëndimor gati?

Rreth dy të tretat e të rinjve përdorin tashmë...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 21-vjeçarin Altin Hazizi, i cili dy ditë më parë vrau nga pakujdesia shokun e tij Gazmend Sllami kur kishin dalë për gjah.

Duke folur në Gjykatë, 21-vjeçari tregon momentet e para të ngjarjes.

“Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit. Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës pa dashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun tim. Në ato momente pashë shokun tim të shtrirë përtokë, i cili mundi të thoshte vetëm këto fjalë “ou, s’ka gjë”, dhe më pas pashë që ai vdiq”, tregon 21-vjeçari.

Pyetjes së trupit gjykues se pse 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ai ka deklaruar se “më pas kishte parë një grua me një fëmijë nga larg dhe se ishte trembur dhe menjëherë bashkë me armën është fshehur në një gëmushë aty afër”.

Fill pas kësaj, i riu tregon se kishte shkuar në shtëpi ku ndodhej nëna e tij të cilës i kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur dhe asaj i ka rënë të fikët. Para trupës gjykuese i riu tregon se në gjendje të rënduar psikologjike ai kishte ndenjur në dhomën e tij, ku e kishte zënë dhe gjumi, ndërsa policia kishte ardhur me vonë e kishte arrestuar në gjumë.

Autori shprehu pendesë për krimin dhe u kërkoi falje familjarëve të shokut të ngushtë, që e qëlloi pa dashje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz