BallinaLajme​“Vrasje makabre e burrit”, rrëfehet mes lotësh e mbijetuara e masakrës në...

​“Vrasje makabre e burrit”, rrëfehet mes lotësh e mbijetuara e masakrës në Bukosh

Të ngjajshme

Allegri pas humbjes: Sot luajtëm ndeshjen më të dobët të sezonit!

Trajneri i Milanit, Max Allegri foli për “Sky Sport”...

Dita e Lirisë së Shtypit e “parëndësishme” për Kurtin, se shkruan asnjë fjalë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri në...

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në...

E mbijetuara e masakrës në Bukosh të Suharekës, Tahire Llugaxhiu, mes lotëve në sy rrëfen pas 27 viteve për vrasjen në mënyrë makabre të bashkëshortit të saj Avdullah Llugaxhiu nga forcat serbe. Një grua që mbart mbi supe jo vetëm humbjen e burrit, por edhe plagët e një përjetimi që nuk shërohet kurrë. Me një zë që dridhet mes kujtimesh dhe emocioni, ajo rikthen copëza të asaj dite që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

“Pesë fëmijë i kam, atë ditë tre fëmijë i kam pas me veti, dy kanë qenë ndamas… fëmijët më kanë pështu, burri është i mbytun. Gjashtë muaj nuk e kemi gjet, tani ashtu e varrosëm pa e pa hiç. Veç nuk po flenë zemra. Burri i ka pas 45 vjeç, unë 39 (në atë kohë). Kam pas kushte të vështira shumë. Ishte fati, fëmija dolën në kurbet, m ‘shtuan. Po tash na ka kaplu mërzia shumë…”, tha ajo.

Momenti kur iu shkëputën me dhunë më të dashurit mbetet një nga plagët më të thella të jetës së saj.

“Kjo ditë s’harrohet kurrë. Jemi kanë në kolonë, jemi kanë me një fshat këtu t’u nejt. Na rrethuan policia, na thanë mu dorëzua nuk ju bëjmë kurgjë, edhe u dorëzuam. Gra, burra, fëmijë, s’po di sa jemi kanë refugjatë, na kanë hy rend.. Secili polic lypke pare, dukat, mi kanë marrë krejt çka i kam pas. Paret na i kanë marrë krejt… Na i kanë marrë, së fundmi kur erdhëm këtu te dyert e shkollës, e kapën edhe atë (burrin). Po kur mi kapën fëmijët, kam piskatë shumë, ma nuk di për ta… Mi kanë marrë fëmijët. Tani më kanë sjellë mua me automat në shpinë dhe më kanë thënë lëshojë fëmijët. Shumë ka qenë e rëndë.”, u shpreh ajo.

Edhe sot, pas kaq shumë vitesh, mbi këtë histori rëndon pasiguria. E vërteta për fatin e burrit të saj nuk u bë kurrë plotësisht e qartë, ndërsa vendimi për varrimin erdhi më shumë si nevojë për t’u dhënë fund vuajtjeve të fëmijëve sesa si një siguri përfundimtare.

“Po, vetëm me ua hek fëmijëve atë stresin. E varrosëm”, tha Llugaxhiu.

Lajmi për vdekjen e tij nuk erdhi si një njoftim i drejtpërdrejtë, por zgjati me muaj të tërë, duke e lënë familjen në ankth e pritje. Në mes të ikjes dhe pasigurisë, ata mbanin gjallë një shpresë të vogël , ditëlindjen e djalit, që besonin se do ta festonin sapo të arrinin në Shqipëri.

“Hiç pa lajm, qashtu. Kur u bënë, s’po di, a gjashtë muaj apo shtatë…, më 10 gusht e kemi varrosë. Qashtu ka ardh sanaku prej Rahovecit, atje ku i bëjnë ato identifikimin, edhe e kemi varrosë…Jo tani, atë ditë kur ka ndodh masakra kemi dalë për Shqipëri. Tani na lëshuan rrugën ma, po këtu u bënë çka deshtën, moj motër. E çka me na bë ma shumë? Ma të madhin fëmijë e kam pas 17 vjet. Ai shkoi në Slloveni e mori agjxha i vet. Ky i dyti, e ka nesër ditëlindjen, e tani tha burri, “grue kur dalim në Shqipëri kena me gjet Jetonin edhe kena me ja urua ditëlindjen”. Po nuk patë ymer…”, tregoi mes lotësh ajo.

Ajo ditëlindje, që duhej të ishte një moment gëzimi dhe ribashkimi, mbeti vetëm një ëndërr. Fjalët e burrit u shndërruan në kujtim të dhimbshëm , një premtim që lufta nuk e la kurrë të bëhej realitet. Në vend të festës, mbeti mungesa, në vend të urimit, heshtja. Dhe kështu, një ditë që duhej të sillte buzëqeshje, u kthye në një plagë tjetër që koha nuk arrin ta shërojë.

Jeta pas luftës ishte po aq e vështirë sa vetë përjetimi i saj. Megjithatë, në mesin e gjithë kësaj tragjedie, një dritë shprese mbetet, shpëtimi i fëmijëve të saj. Ajo e kujton atë moment si një përpjekje për të mbijetuar dhe për të shpëtuar atë që kishte më të shtrenjtë.

“(Dyshohet) I kanë prerë me sakicë (sopatë)… këtu domethënë u bë maltretimi i tyre. Mos me ardhë s’po muj, po edhe me ardh pak zor… tri herë na i kanë djegë shtëpitë… Shumë keq kemi jetua…I ka shpëtuar Zoti fëmijët, se n’atë moment sikur në zjarr mu djegë jemi kanë. I kemi lënë traktorin me tesha këtu. Kur i pashë që në fëmijë po hyn i kapa fëmijët, edhe kunatat fëmijët e vetë, edhe kemi ikë për Shqipëri. Tani kemi dalë te Dubrava, na morën UÇK-ja brenda, tani filloj alarmi. Erdhi një i UÇK-së, tha dilni sa ma shpejt se me ju zënë këtu tha nuk ju mysin, ma keq tha ju keqpërdorin.”, përfundoi ajo.

Rrëfimi i saj nuk është vetëm histori personale. Është dëshmi e gjallë e një kohe të errët, një kujtesë që kërkon të mos harrohet kurrë. Në çdo fjalë të saj ndjehet pesha e humbjes, por edhe forca për të vazhduar përpara, për hir të fëmijëve dhe kujtimit të atij që nuk u kthye kurrë.

Më 3 maj të 1999-ës, 25 banorë u ndanë nga kolona dhe u rreshtuan në oborrin e shkollës në Bukosh, ku dhe u ekzekutuan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz