Reagime të shumta vazhdojnë të vijnë nga Shqipëria, pas aksidentit tragjik në Durrës.
Si pasojë e goditjes nga vetura, dy fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur në gjendje të rëndë, i cili po trajtohet në spital.
Në një reagim publik, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë.
“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Ndryshe, vozitësi 57-vjeçar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ka arritur që të arrestohet.
Në momentin e aksidentit, vozitësi ishte në gjendje të dehur.