BallinaLajmeVrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe arm*ë në vendin e ngjarjes, i dyshuari...

Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe arm*ë në vendin e ngjarjes, i dyshuari i njohur për policinë

Të ngjajshme

Lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen edhe shenjat e plumbave

Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në...

Ancelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një tjetër klub pas Realit

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur...

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait kanë filluar gradualisht...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

Pak minuta më parë, policia e Gjakovës mbajti një konferencë për media për të dhënë detajet e fundit lidhur me ngjarjen tragjike, shkruan IndeksOnline.

Sipas Zëdhënësit të Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, aktualisht po merren masa për lokalizimin e personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, si dhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë tani me publikun, pasi jemi ende në fazën fillestare të hetimeve. Jemi duke mbledhur dëshmi dhe po i verifikojmë ato,” tha Elezaj, transmeton IndeksOnline.

Ai shtoi se dorasi është i njohur për policinë, ndërsa hetimet për të gjithë pjesëmarrësit dhe motivet e ngjarjes vazhdojnë intensivisht./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz