Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, ka tronditur opinionin publik.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili e ka cilësuar këtë si një dhimbje të madhe për të gjithë qytetarët.
“Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë. Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjellë aktorët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, tha ai.
Kreu i PDK-së u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke apeluar për reagim të menjëhershëm të organeve të rendit, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë: