back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeVrasja e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Vrasja e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.Ai është pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, për statusin martesor.

Murseli u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve, pasi i është vrarë gruaja.

“Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar, pasi e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli,

Gjyqtarja tha që e kanë njoftuar ambasadën e Suedisë në lidhje me mbajtjen e seancës së sotme.Ndryshe, para pak ditësh, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz