VLEN sot ka akuzuar BDI-në për bashkëpunim me partinë e “Levicës”, parti e cila konsiderohet albanofobe.
“BDI ka rënë aq poshtë sa nuk fshihet më pas kulisave, por shfaqet hapur si partner politik i partisë më albanofobe në vend, “Levicës” së Dimitar Apasievit. Kandidatura e Jovana Mojsovskës në Strugë është vula e marrëveshjes së turpshme të kurdisur nga njerëzit e Ali Ahmetit me LEVICËN, me një qëllim të vetëm të ndalet fitorja e Mendi Qyrës në rrethin e parë.
Sot, ashtu si në “dhomën 161” kur dhanë kryeparlamentarin vetëm për të mbetur në pushtet, BDI ka zgjedhur të bëhet bashkë me “Levicën” për të ndaluar ndryshimin.
Kjo ujdi e BDI-së me “Levicën” është dëshmi e qartë se ata janë tjetërsuar dhe kanë braktisur çdo nevojë të struganëve. Për Ahmetin dhe emisarët e tij, pushteti ka më shumë vlerë se dinjiteti i shqiptarëve, e ardhmja e Strugës apo vota e lirë.
BDI ka zgjedhur të bëhet partner i “Levicës”. Por qytetarët e Strugës kanë zgjedhur të jenë partnerë të ndryshimit. Dhe më 19 tetor, ky ndryshim do të ndodhë. Struga do të mbyllë një epokë korrupsioni dhe do të hapë një fillim të ri, të pastër e të ndershëm me Mendi Qyrën”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.