BallinaLajmeVjosa Osmani: Kurrë më me PDK-në dhe të korruptuarit

Vjosa Osmani: Kurrë më me PDK-në dhe të korruptuarit

Të ngjajshme

Policia e Kosovës konfiskon mallra të kontrabanduara në Pejë, dy persona në procedura penale

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e Administratës...

Hoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të...

ZRRE: Po monitorojmë situatën me njehsorë, nëse konstatohen gabime do merren masa

ZRRE ka deklaruar se është duke monitoruar situatën me...

Osmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e...

Vjosa Osmani kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u ka bërë thirrje sot qytetarëve të lagjes Dardania në Prishtinë, që t’i besojnë LDK-së, pasi sipas saj kjo parti do të sjellë ndryshimin.

Osmani sërish u zotua se LDK nuk bënë më koalicion me PDK-në.

Vjosa Osmani u kthye sot në lagjen ku ka jetuar për 15 vjet me familjen e saj, në Dardani të Prishtinës. Në një tubim me qytetar, ajo u kërkoi atyre që të besojnë në të, duke u thënë se asnjëherë nuk e ka tradhtuar besimin qytetar.

“Dua të zotohem edhe njëherë para kësaj lagje që e kam ec çdo ditë për 15 vjet, LDK kurrë më me PDK-në, LDK kurrë më me të korruptuarit”, tha Osmani.

Osmani tha se është detyrë patriotike të rrisin mirëqenien qytetare, e jo të tregojnë muskuj.

Kandidatja e LDK-së për kryeministër të Kosovës, tha se banorët e Prishtinës e dinë më së miri se kush ka keqqeverisur, kush i ka mashtruar dhe kush e ka degraduar shtetin.

“E tash këto vite nga keqqeverisja e aty që po dëshmohen që janë në shërbim të të korruptuarve dhe ka ardhur koha që t’u themi të gjithëve lamtumirë. Atyre që keqqeverisën në nivel qendror, edhe atyre që nuk bënë asgjë për Prishtinën, e nuk po bëjnë asgjë për Prishtinën në nivel lokal. E mënyra më e mirë për ta bërë ketë është duke bërë ndryshimin historik me 6 tetor”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz