back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVjosa Osmani i reagon Josep Borrel rreth shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Vjosa Osmani i reagon Josep Borrel rreth shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani përmes një deklarate ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve, raporton Gazeta Blic.

“Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

RRETH DEKLARATAVE PËR NDRYSHIM TË KUFIJVE

E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera.

Kosova është Republikë parlamentare. Kuvendi ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, Politikës së Jashtme dhe atë të Sigurisë. Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin teritorial.

Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz