back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasVjen lajmi i shumë pritur për rrugën Feronikeli-Kroni i Mbretit

Vjen lajmi i shumë pritur për rrugën Feronikeli-Kroni i Mbretit

Të ngjajshme

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë,...

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...
- Advertisement -

Sot edhe zyrtarisht filluan punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës rajonale Skenderaj-Drenas-Komoran, përkatësisht segmenti Komoran- Marinë ne gjatësi prej 17 kilometrash.

Ne këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë, kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deputet dhe shumë qytetarë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se Drenicën po e lidhim me korridore të rëndësishme infrastrukturore. “Sot filluam punimet në Segmentin R102 Komoran – Marinë, 17 kilometra e gjatë e cila duhet të përfundojë para dimrit të vitit 2019.

Drenica ka dhënë shumë për Kosovën dhe kjo që filluam sot është diçka nga ajo që do të bëjmë në mandatin tonë katër vjeçar.

Se shpejti do të fillojë edhe rruga nga Feronikeli deri të Kroi i Mbretit, 5 kilometra e gjatë që do të lidhë fshatrat me korridorin N 9, Prishtinë – Pejë”, ka thënë ministri Lekaj.

Ai ka shtuar se do të vazhdojmë edhe me investime të tjera për Drenicën që janë ne interes të qytetarëve tanë. “Drenica ashtu si krejt Kosova deri në vitin 2023 do të jetë e kompletuar në infrastrukturë, moderne dhe me të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikës. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz