Magjistralja Skenderaj-Komoran, sot nisën punimet, por kjo pjesë e shoqerisë është kundër
03

Lexo edheKadri Veseli propozon këtë emër për rrugën Klinë e Epërme-Komoran

Vazhdimi i punimeve në rrugën Skenderaj-Komoran është pritur me shumë entuziazëm, si nga elita politike ashtu edhe nga qytetarë të rëndom.
Në fillimin e punimeve sot morën pjesë: Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deputet dhe shumë qytetarë.
Ndonëse të gëzuar nga ndërtimi i kësaj rruge, mërgimtarët tanë duket se kanë shfaqur disa ankesa për kohën e fillimit të punimeve, pasi kjo mund të ju paraqet vështirësi në pushimet e tyre në vendlindje, transmeton Drenica Press
Lexo edheKadri Veseli propozon këtë emër për rrugën Klinë e Epërme-Komoran
Në shumë komente të ndryshme në rrjetet sociale, duke ju referuara përvojave të tyre në të kaluara, ata kanë shfaqur ankesat për punimet në rrugë gjatë sezonit veror, në kohën kur Kosova është e mbingarkuar me vetura të mërgimtarëve, të cilët vijnë në vendlindje t’i kalojnë pushimet e tyre. /Drenica Press/