I vjedhin makinën 200 mijë euroshe, ja vendimi i Joshua për hajdutët

Anthony Joshua nuk po kalon një moment pozitiv në prag të duelit ndaj Alexander Povetkin. Britaniku 28 vjeçar ka rënë pre e hajdutëve të cilët i kanë vjedhur makinën e tij, tip Land Rover, të cilën Joshua e kishte porositur dhe kishte paguar plot 200 000 euro për ta bërë të tijën.
Makina e cila ka dhe emrin e tij në pjesën e sendiljes, ishte në shtëpinë e një të afërmi të Joshua në momentin kur u vjedh, por për fatin e keq të hajdutit, kamerat e instaluara në shtëpinë ku ndodhej makina e kanë fokusuar atë. Gjithashtu makina ka dhe sistemin “GPS” i cili tregon vendin ku ndodhet makina, diçka që ja bën më të lehtë identifikimin dhe koordinatat e vendit ku ajo ndodhet.
Një zëdhënës i boksierit tha për publikun se çështja ishte në duart e policisë, por, sipas burimeve pranë tij, ai është shumë i acaruar me këtë ndodhi, pasi nuk dëshironte shpërqendrime para ndeshjes së madhe. “Megjithatë, makina ka një GPS dhe shumë shpejt do të gjendet. Ata që e kanë vjedhur do të pendohen, Anthony është thjesht i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të rikuperohet makina”, tha njeriu i afërt me Joshuan.
Britaniku sfidon rusin Alexander Povetkin për të mbrojtur titujt e tre versioneve: WBA, IBF dhe WBO.
Gama Rover SVAutobiography-Dynamic ishte një dhuratë nga Land Rover Jaguar para luftës së tij me Wladimir Klitschko dhe përfshin një numër të detajuar të personalizuar.
Lexo edhe‘Mbështes ata që dhanë shpirtin për mua’, vajza që mposhti kancerin në krah të Gjetan Ketës (Foto)


















