back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeVizita e Osmanit në Mitrovicë, Hoti: Shkelje e hapur e rolit kushtetues,...

Vizita e Osmanit në Mitrovicë, Hoti: Shkelje e hapur e rolit kushtetues, kjo Presidente përfaqëson favorizime dhe përçarje

Të ngjajshme

Kandidati për deputet nga LDK dhe ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar sot të uroj për detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës, Faton Pecin.

Hoti ka thënë se kur Presidentja zgjedh kë të uroj sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike, shkruan lajmi.net.

“Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Osmani sot ka vizituar Komunën e Mitrovicës, për të uruar kryetarin e ri të kësaj Komune, Faton Peci. Peci vjen nga Partia Guxo, të cilën e kishte themeluar bashkë me Osmanin pas largimit nga LDK. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz