back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeHamiti i LDK-së: VV e quajti Rugovën ‘kolaboracionist’ kur u varros ai,...

Hamiti i LDK-së: VV e quajti Rugovën ‘kolaboracionist’ kur u varros ai, tani e krahasojnë Kurtin me të – A kanë kujtesë këta njerëz?

Të ngjajshme

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pasi kandidati për deputet i VV-së, Nezir Kraki e ka krahasuar Albin Kurtin me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Hamiti përmes një postimi në Facebook, e ka rikujtuar 26 janarin e 2006-tës, kur ishte varrosur Ibrahim Rugova, e kur VV e quante “kolaboracionist”.

“Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka pasë quajtur Ibrahim Rugovën ‘kolaboracionist’ më 26 janar 2006, në ditën kur u varros Presidenti historik i Kosovës me nderime të mëdha. Qindra mijëra shqiptarë e nderuan Rugovën. Miq nga e gjithë bota erdhën në Prishtinë për ta nderuar figurën e Prijësit historik të vendit tonë”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka thënë se tani, paradoksalisht, idhujtarët e rinj të liderit të VV-së, po e krahasojnë Kurtin me Rugovën.

“Si mund ta thonë këtë? A kanë kujtesë këta njerëz?”, ka pyetur Hamiti.

Ai ka bërë edhe një krahasim të madh mes Rugovës e Kurtit që lidhet me Pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova ka qenë prijës i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës. E gjithë bota demokratike na u bashkua në festën e madhe të Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Albin Kurti me VV-në e tij nuk e kanë festuar shpalljen e pavarësisë sonë atë ditë”, ka shkruar Hamiti.

Kraki në një intervistë, ka thënë se “Albin Kurti e ka zënë hapësirën e Rugovës që e ka pas në atë kohë”. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Hamitit në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz