Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt, thotë se kryhet brenda 30 muajsh
dp

Lexo edheVitia realizon një hap të madh për Ferizajn: Nis faza finale e spitalit me investim 24 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
“Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh”, tha ai në një postim në Facebook.
Vitia u zotua se ky projekt do të realizohet sipas standardeve më të larta.

Lexo edheVitia realizon një hap të madh për Ferizajn: Nis faza finale e spitalit me investim 24 milionë euro
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro. Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur”./Express/