BallinaLajmeVitia realizon një hap të madh për Ferizajn: Nis faza finale e...

Vitia realizon një hap të madh për Ferizajn: Nis faza finale e spitalit me investim 24 milionë euro

Të ngjajshme

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Vitia është zotuar se ky project do të finalizohet brenda 30-muajve.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24-milionë eurosh”, ka shkruar mes tjerash ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30-muajsh.

Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24-milionë eurosh.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz