back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVisar Ymeri: Serbia ka qenë dhe mbetet shkaktar i mosintegrimit të serbëve...

Visar Ymeri: Serbia ka qenë dhe mbetet shkaktar i mosintegrimit të serbëve në jetën politike

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka shkruar në Facebook se trysnia e ushtruar ndaj deputetit Sllobodan Petroviq nga Agjencia e Intelegjencës së Serbisë është shqetësuese. Ai ka thënë se duhet të reagohet ndaj këtij akti.

Ymeri ka shkruar se Serbia ka qëllim politik me trysninë që po e ushtron dhe se ky nuk është rasti i vetëm, pasi sipas tij në të njëjtin drejtim janë edhe rastet e kërcënimeve të shumta ndaj pjestarëve të FSK’së, të cilët janë detyruar ta lëshojnë vendin e punës.

“Këto raste dëshmojnë se Serbia ka qenë dhe mbetet problem kryesor dhe shkaktari i mos integrimit të serbëve në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Sepse kështu, dhe vetëm kështu, Serbia mund t’i instrumentalizojë ata për qëllimet e veta politike. Në këtë pikë shihet qartë që interesat e Serbisë në Kosovë janë të kundërta, madje përjashtuese, me interesat e serbëve të Kosovës. Këta të fundit edhe kanë, por edhe kanë filluar ta shohin, interesin e tyre qytetarë në integrim e jetesë të përbashkët”, ka shkruar Ymeri.

Ai tutje ka thënë se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim dhe se duhet marrq përgjegjësi për mbrojtjen dhe mirëqenien e të gjithëve.

Deputeti Petroviq është ndaluar të shtunën nga Xhandarmëria serbe në pikën kufitare në Jarinjë./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz