Virusi kinez, qeni shkatërron pasaportën dhe “shpëton” pronaren nga udhëtimi në Wuhan
BILLI

Lexo edheHetimet/ Fjalët e fundit të pilotit të Kobe Bryant

Në valën e gjerë të një epidemie nga koronavirusi i ri në Kinë, një histori interesante dhe e pabesueshme vjen nga Tajvani.
Një grua tha në Facebook se kishte “shpëtuar” nga një udhëtim në Wuhan, qyteti kinez nga i cili filloi epidemia e re e koronavirusit , falë qenit të saj. Qeni i zonjës me emrin Kim i kishte shkatërruar asaj pasaportën, duke e bërë të pamundur fluturimin për në Kinë.
“Këlyshi im po përpiqej të më mbronte. Pasi u copëtua pasaporta ime, virusi filloi të përhapet vetëm atje ku duhej të shkoja. Mendoj për këtë tani dhe është shumë prekëse”, shkruan ajo në Facebook.

Lexo edheHetimet/ Fjalët e fundit të pilotit të Kobe Bryant
“Për fat të mirë, udhëtimi im u anulua”, përfundon gruaja, duke bashkangjitur edhe fotografi të dokumentit të copëtuar nga qeni.


