BallinaBotëHetimet/ Fjalët e fundit të pilotit të Kobe Bryant

Hetimet/ Fjalët e fundit të pilotit të Kobe Bryant

Të ngjajshme

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

Piloti i helikopterit të Kobe Bryant u tha kontrollorëve të trafikut ajror se po ngjitej lart për të shmangur një shtresë resh.

Ky ishte mesazhi i fundit audio i tij, përpara se mjeti fluturues të rrëzohej nga një lartësi mbi 300 metra në një zonë kodrinore.

Dy minuta më vonë, dikush në terren telefonoi policinë për të raportuar rrëzimin e një helikopteri.

Ara Zobayan kishte kërkuar dhe kishte marrë një leje speciale për të fluturuar në mjegull të dendur pak përpara se të ndodhte aksidenti që i mori jetën nëntë personave.

Hetuesit thanë po ashtu se helikopteri nuk kishte kuti të zezë. Por ata thanë se një iPag që përdorej për itinerarin e fluturimit, mund t’i ndihmojë.

Për momentin, zona ku ndodhi aksidenti po kontrollohet nga policia për shkak të vandalëve që duan të marrin gjëra për t’i shitur në rrjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz