Moti i ftohtë me erë dhe ngrica ka marr edhe viktimën e parë në qytetin tonë, jo zyrtarisht mësohet se nga ftohti paska vdekur i ngrirë “Heta” bashkë qytetari ynë që e kemi hasur gjithë andej në qytet.
Humbja e një jete duhet të trokas në ndërgjegjen e secilit qytetar të Mitrovicës, posaçërisht atyre që janë përgjegjës- pushtetit lokal dhe drejtorisë së mbrojtjes sociale që u dashtë të mendoj për personat e pastrehë dhe të mbroj qytetarin në fjalë. Ky lajm sigurisht do prek shumë qytetarë, aq më parë që pranë neve kemi humbur një njeri të pastrehë – Hetem Beqirin që mësohet se paska ndërrue hetë – qenka ngrirë nga të ftohtit, në motin e ftohtë siberian që ka përfshirë Mitrovicën edhe gjithë vendin tonë.
Ata që e kanë njohur “Hetën” e dijnë se ai ka qenë një njeri i pasherr, që është ushqyer edhe veshur fal humanizmit dhe vullnetit të qytetarëve tanë, që ka fjetur aty ku e ka zënë nata, duke bredhur në gjithë qytetin. Kjo vdekje e këtij personi bashkëqytetari tonë duhet të trokas në ndërgjegjen e të gjithë qytetarëve, posaçërisht atyre që janë në pushtet që shpesh japin deklarata se po punojnë për qytetarët edhe po bëjnë çmos për jetën më të mirë të tyre, ndërkohë që vdekja me ngrirje është një akuzë e madhe për secilin nga ata.
Nga përgjegjësia nuk mund të ikin as qytetarët tjerë në radhë të parë ata që e kanë të afërm sipas gjakut “Heten” pastaj bashkëfshatarët e tij dhe më pas secili qytetar i Mitrovicës, që asnjëri nuk bëri asgjë për të evituar këtë që ka ndodhur mbrëmë./mitrovicatoppress