BallinaLajmeViets: Luftimi i korrupsionit, kusht për viza

Viets: Luftimi i korrupsionit, kusht për viza

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Ademi uron FC Prishtina 01 për titullin e pestë në Kupën e Kosovës në futsall

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Zgjedhja e presidentit në Kosovë përmbyllet me mospajtime politike

Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri,...

Qytetarët e Kosovës vështirë se deri në fund të këtij vitit do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kushtëzimi, që vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca, që po ia bëjnë Kosovës me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe frika nga fluksi i qytetarëve kosovarë që mund të dalin në vendet e BE-së, ka bërë që edhe këtë verë qytetarët e Kosovës të presin për viza para dyerve të ambasadave të shteteve perëndimore.

Kushtet e vëna për Kosovën i konfirmon ekskluzivisht për gazetën “Zëri” ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të plotësohen menjëherë.

“Komisioni Evropian e ka dhënë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushte të caktuara. Dy pika duhet të plotësohen deri në hyrjen në fuqi të aktit legjislativ (ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi “track record”, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar). Kjo nuk ka ndodhur deri më tash, prandaj dhe procedura e mëtejme nuk është përcaktuar ende”, ka thënë ambasadorja Viets për gazetën “Zëri”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz