Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Lebanë të Prishtinës
dp

Lexo edheNATO përballë një kërcënimi të ri në hapësirë, Rutte paralajmëron përgjigje

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 04:33.
Ankuesi ka raportuar se personat e dyshuar janë futur me forcë në lokal, nga ku kanë vjedhur paratë që ndodheshin në 2 arka.
Lexo edheNATO përballë një kërcënimi të ri në hapësirë, Rutte paralajmëron përgjigje
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Policia nuk ka raportuar për persona të arrestuar.