back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportVIDEO/ Shqipëria bie në ‘gjunjë’, nuk e përballon dot presionin skocez

VIDEO/ Shqipëria bie në ‘gjunjë’, nuk e përballon dot presionin skocez

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëria ka pësuar një humbje të dhimbshme 2-0 përballë Skocisë por ajo që vlen të theksojmë është loja e dobët e të zgjedhurve të Panuccit.

Pas fitores ndaj Izraelit, kuqezinjtë kthehen me këmbë në këmbë në tokë duke bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Takimi filloi furishëm për vendasit që mbyllën në gjysmëfushën e tyre skuadrën shqiptare që e kishte të pamundur për tu organizuar.

Pjesa e parë përfundoi në bazim pa gola por zona e Strakoshës vazhdimisht u vendos në “panik”, ndërsa në krahun tjetër Shqipëria nuk arriti të gjuante asnjëherë në kuadratin e portës.

Ndërsa pjesa e dytë është një tjetër histori.

Mjaftuan 180 sekonda që vendasit të kalojnë në avantazh 1-0 me anë të Naismith që ishte dukshëm pozicion jashtë loje. Topi i goditur prej tij u devijua nga Gjimshiti që e dërgoi drejt rrjetës.

Goli i dytë vjen në minutën e 68’ ku Strakosha bëri një dalje të gabuar duke i bërë më të lehtë Naismith të shënojë me portën e boshatisur.

Pas kësaj humbje, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara në Ligën e Kombeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz