BallinaLajmeVideo nga momenti kur dy persona ia vunë flakën barnatores “Rexall” në...

Video nga momenti kur dy persona ia vunë flakën barnatores “Rexall” në Prishtinë

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Mbrëmjen e së shtunës persona të panjohur i kanë vënë flakën barnatores “Rexall” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Express.

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri i cili po dyshohet se u ndez qëllimisht në barnatoren “Rexall” në kryeqytet.

Gazeta Express ka siguruar pamje ekskluzive të kamerave të sigurisë, ku shihet se dy persona janë afruar pranë barnatores, ku pas qëndrimit për pak minuta, shpërthen zjarri i cili dogji barnatoren.


Në fotot e siguruara nga Gazeta, shihet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë, Policia mbrëmjen e së shtunës ka konfirmuar për Express se nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka konfirmuar policia. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz