Në vitin 1999 dhe Vojisllav Seselj kërcënonte se nëse do të vinte deri te bombardimi i Serbisë nga ana e NATO’s, shteti i tij do të fshinte nga faqja e dheut shqiptarët në Kosovë.
“Nëse do të vijë deri të bombardimi nga ana e paktit NATO, nëse vjen deri të agresioni amerikan, ne serbët me gjasë do të pësojmë, por shqiptarë në Kosovë më nuk do të ketë”, dëgjohet duke thënë në një tubim kryetari i Partisë Radikale Serbe.
Por, në këtë fjalim “të famshëm” të Seselj, në anën e djathtë të tij mund të vëreni atëkohë bashkëpartiakun dhe Ministrin e Informacionit, Aleksandar Vucic.















