Policia e Ferizajt ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë
dp

Lexo edheKurti: Nuk u përfituan mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes, 131 milionë të tjera varen nga reformat

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), e cila operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, si dhe për disa pjesëtarë të kësaj njësie.
Mirënjohjet janë ndarë në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të NJRSH-së në realizimin e planeve operative dhe përmbushjen me sukses të objektivave të përcaktuara.
Me këtë rast, drejtori Pllana ka vlerësuar angazhimin profesional të pjesëtarëve të NJRSH-së, gatishmërinë e tyre operative dhe përkushtimin në realizimin e detyrave policore.

Lexo edheKurti: Nuk u përfituan mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes, 131 milionë të tjera varen nga reformat
NJRSH-ja, si njësi operative e DRP Ferizaj, vazhdon të jetë e angazhuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj, në mbështetje të aktiviteteve policore dhe në funksion të sigurisë së qytetarëve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh vlerësimin për punën dhe kontributin e pjesëtarëve të saj dhe i inkurajon që të vazhdojnë me përkushtim në realizimin e detyrave dhe objektivave policore.
