‘’A vritet pafajsia’’ është padyshim një nga këngët e pavdekshme shqiptare.
Ky projekt i Leonora Jakupit mbetet ikonë e luftës për liri dhe pëlqehet e këndohet edhe nga të rinjtë që nuk e kanë përjetuar luftën, shkruan GazetaExpress.
Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte nga këngët më të dëgjuara dhe të shpërndara në rrjete sociale.
Nga shumë video bie në sy një e shpërndarë nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social ‘’Instagram’’.
Bëhet fjalë për një nga koncertet e mëdha të pasluftës të mbajtura në stadiumin e Prishtinës, i cili ishte i stërmbushur nga publiku.
I veçantë është reagimi i tyre në momentin që Leonora fillon të këndojë ‘’A vritet pafajsia’’, duke kënduar në një zë me këngëtaren.
Këngë e tillë vështirë të përsëritet, por të papërsëritshme mbesin edhe koncerte të tilla që të falin shumë emocion kur i shikon.
Ndryshe projekti i fundit i këngëtares është një potpuri e realizuar me këngëtarin Asim Gashi, e cila arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut duke mbledhur rreth 8 milionë klikime në ‘’Youtube’’/GazetaExpress/