back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVetura intelegjente e policisë kap dy vetura që zhvillonin gara shpejtësie, në...

Vetura intelegjente e policisë kap dy vetura që zhvillonin gara shpejtësie, në Ferizaj

Të ngjajshme

Përditësimi i fundit, bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Për...

Mot me diell sot, maksimalja 31 gradë

Mot kryesisht me diell e më i ngrohtë do...

Nora plot stil, kaq bukur qenka kombinuar në veshje

Nora Istrefi, është një nga këngëtaret me të dashura...

Shoqërohet në polici i dyshuari për therjen me thikë në Shkodër

Është shoqëruar në polici i dyshuari për therjen me...

Horoskopi i datës 1 gusht 2025 nga Christine Haas

Dashi Gjatë kësaj dite do i keni idetë shumë më...

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën Varosh–Gërlicë, duke rrezikuar sigurinë publike.

Shoferi me inicialet B.S. (22 vjeç), me veturë të tipit BMW dhe targa të Zvicrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 192 km/h në një zonë me kufizim të lejuar prej 60 km/h. Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Kosovës për 12 muaj, si edhe janë njoftuar autoritetet zvicerane, në bazë të marrëveshjes bilaterale mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, pasi posedon leje drejtimi të lëshuar nga Zvicra.

Shoferi tjetër, F.S. (20 vjeç), shtetas dhe banues në Kosovë, është kapur duke lëvizur me veturë të tipit Porsche, me targa të huaja, me shpejtësi 185 km/h në të njëjtën zonë me kufizim 60 km/h. Ai është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative, si edhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.

Matja e shpejtësisë është kryer me veturën inteligjente të Policisë së Kosovës, e cila është e pajisur me radar të avancuar.

Policia rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Policia do të intensifikojë masat dhe kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje:

- Advertisement -

Të Fundit