BallinaLajmeVeton Surroi: Ramushi do të rrëzohej edhe nëse s’do të dorëhiqej

Veton Surroi: Ramushi do të rrëzohej edhe nëse s’do të dorëhiqej

Të ngjajshme

Përplasja për çmimet e naftës e barnave, Dejona Mihali tallet me kosovarishten e opozitës “Nafti”

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Mimoza Ahmeti hap zemrën: Mamin e humba para dy vitesh, nuk e përcolla dot

Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut...

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Publicisti Veton Surroi, ka komentuar rreth dorëheqjes se liderit të AAK’së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, duke e cilësuar një veprim të tillë si akt politik, transmeton Gazeta Metro.

Për politikanin Veton Surroi, qeveria e Kosovës e kishte humbur legjitimitetin prej kohësh dhe nuk do të mund të kalonte vjeshtën. Ndaj edhe dorëheqjen e Haradinaj e sheh si një akt politik.

“Qeveria nuk kishe vota, e kishte humbur legjitimitetin prej kohësh dhe mbahej në një masë të madhe për shkak të një nevoje legjitime që të rezistonte ndaj përpjekjes së presidentit për të hyrë në një proces këmbimi territoresh me Serbinë.”

Duke bërë një bilanc të qeverisë Haradinaj, Surroi rendit arritje edhe dështime e Haradinajt.

“Haradinaj ka bërë mirë që i ka prirë procesit të pengimit të ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve dhe ka bërë mirë në shtyrjen e agjendës për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Këto janë dy arritjet e kësaj qeverie. Të tjerat janë një radhë veprimesh negative, deri tek dështimet e plota në disa sfera. Është një qeveri që në masë të madhe ka shpenzuar për vetveten dhe jo qytetarët e Kosovës”, ka thënë veton Surroi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz