Familja dhe miqtë e adoleshentes Sydney Aiello, e mbijetuar e sulmit në një shkollë në Parkland, kanë njoftuar se ajo ka bërë vetëvrajse fundjavën e kaluar.
Aiello, 19-vjeçare, ishte nxënëse në shkollën “Marjory Stoneman Douglas”. Një sulmues i armatosur i kishte vrarë 17 njerëz, përfshirë nxënës dhe anëtarë të stafit të shkollës. Një nga shoqet e saj, Meadow Pollack, ishte në mesin e personave të vrarë.
“E bukura Sydney me një të ardhme të ndritur u largua nga ne shumë herët. Ishte shkatërruese ta varrosim edhe një të re në Parkland. Komuniteti ynë po e përjeton tragjedinë sërish”, shkroi në Twitter vëllai i Meadow, Hunter Pollack.
Nëna e vajzës që kreu vetëvrasje, Cara, tha se vajza e saj ndodhej në shkollë në ditën kur ishte bërë sulmi, por jo në ndërtesën ku ishin kryer vrasjet. Ajo kishte vuajtur emocionalisht për shkak të ndjenjës së fajësisë dhe së fundi ishte diagnostifikuar me stres post-traumatik.
Besohet se ajo kishte vëshirësi për ta ndjekur mësimin sepse frikësohej të qëndronte në klasë dhe kohëve të fundit ishte mjaft e pikëlluar. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë nga dikush derisa e vrau veten, shkruan “The Washinton Post”, transmeton Gazeta Express.


