back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëRihapet xhamia ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandë të Re

Rihapet xhamia ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandë të Re

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Besimtarët janë kthyer në xhaminë “Al-Noor” në Christchurch të Zelandës së Re për herë të parë pas sulmit masiv, në të cilin u vranë 50 persona.

Xhamia ishte mbyllur në mënyrë që policia t’i zhvillojë hetimet e nevojshme lidhur me sulmin. Sidoqoftë, kjo xhami u hap sërish për besimtarët myslimanë të shtunën. Vetëm grupe të vogla njerëzish janë lejuar të hyjnë në të.

Në kohën e hapjen e xhamisë, rreth 3 mijë njerëz marshuan nëpër Christchurch në nderim të viktimave të këtij sulmi. Marshi ishte i qetë dhe njerëzit mbanin pankarta me mesazhe për paqe dhe luftë kundër racizmit.

“Po ndiejmë se urrejtja ka sjellur shumë errësirë kohë pas kohe. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm për ta ndriçuar qytetin dhe për ta larguar këtë errësirë”, tha Manaia Butler, një nxënëse 16-vjeçare që dha ndihmë për organizimin e këtij marshi.

Aden Diriye, i cili e humbi djalin e tij 3-vjeçar në këtë sulm, u kthye sërish në xhaminë “Al-Noor”. Jam shumë i lumtur. U ktheva për t’u lutur sapo e morëm veten nga ky sulm”, tha ai pas kryerjes së faljes dhe lutjeve.

Për momentin, në xhami lejohen të hyjnë vetëm 15 persona, të cilët duhet të dalin për të hyrë grupi tjetër. Një vullnetar në këtë xhami nuk ka treguar se kur do të hapet xhamia plotësisht dhe pa kufizime në numrin e njerëzve që lejohen të hyjnë përnjëherë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz