Vetëvendosje shpall zgjedhjet për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Të gjithë anëtarët e këtij subjekti politik që janë të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues deri të hënën.
“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019”, thuhet në njoftim.
Lexo edheA do të fillojë mësimi të hënën
Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje njoftohet se janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.
“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, përfundon njoftimi./ Sinjali/














