BallinaLajmeVeterinarët mësojnë metodat bashkëkohore të mirëqenies së kafshëve të shoqërimit

Veterinarët mësojnë metodat bashkëkohore të mirëqenies së kafshëve të shoqërimit

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Organizata KSAVA (organizatë veterinare që merret me kafshët e shoqërimit organizatën), Fondacioni për të drejtat e kafshëve e në mbështetje të Odës së Veterinarëve të Kosovës (OVK) dhe Agjencisë së Ushqimit e Veterinarisë (AUV), organizuan seminarin e parë për kafshë të shoqërimit me temën “Mirëqenia e kafshëve të shoqërimit”.

Presidenti i KSAVA, mjeku veterinar, Dardan Pozhegu, ka treguar qëllimin e këtij seminari.

“Qëllimi i këtij seminari është që, doktorët që përfshihen në projektin e menaxhimit dhe trajtimit të qenve endacak, të informohen me metodat më bashkëkohore gjatë tërë këtij procesi”, tha Pozhegu.

Ai tha se, pjesë e këtij procesi është edhe identifikimi, regjistrimi, monitorimi i qenve endacak në vend, por gjithashtu pjesë e rëndësishme është roli i veterinerëve në menaxhimin e duhur te popullatës së qenve endacak.

E kryetari i OVK-së, Arben Sinani, u shpreh i kënaqur me temën e seminarit e sidomos me interesimin e kolegëve veterinar.

“Seminare të tilla, do të organizohen edhe në vazhdimësi. Temat në të shumtën do të varen nga nevoja e veterinarëve të terrenit”, tha Sinani.

Edhe pjesëmarrësit aty u shprehën të kënaqur me temën e seminarit, duke kërkuar që seminaret të vazhdojnë edhe ma.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit pajisen me certifikata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz