BallinaLajmeVeteranët i reagojnë ashpër Frashër Krasniqit pas deklaratave për komandantët

Veteranët i reagojnë ashpër Frashër Krasniqit pas deklaratave për komandantët

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për Dukagjin, (Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog), përmes një reagimi për media është shprehur e shqetësuar me disa deklarata të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo organizatë ka deklaruar se fyerja që po bëhet ndaj Luftës Çlirimtare të Kosovës si dhe Ramush Haradinajt, është e turpshme.

“Ne rikujtojmë, se komandanti Ramush Haradinaj nuk i ka rënë në gjunjë as Jugosllavisë as Rusisë e as aleatëve të tyre, as në luftë e as në paqe. Deshën apo s’deshën leninistët e titistët, historia moderne e kombit shqiptar përfaqësohet me UÇK-në, e familjet Jasharaj e Haradinaj, janë simbole të kësaj lufte”, thuhet në reagim
Ndërkohë që OVL e UÇK’së, thotë se gjithmonë do të jenë në krahë të veteranëve të UÇK’së.

“Ne ju bëjm me dije të gjithëve, se në rast rreziku, do të jemi prapë ne Veteranët e UÇK-së dhe do të jenë prapë ata komandantët që po fyhen në Kuvend, që do i dalin zot këtij vendi; e klika e kamarierëve, përkthyesve e komesarëve, do të struken në vrimën më të afërt që do e gjejnë, ashtu siç vepruan gjatë Luftës Çlirimtare”, thuhet në reagim.

Ky është reagimi I plotë I organizatës së veteranëve:

OVL UÇK Dukagjin, është e shqetësuar me disa deklarata të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Fyerja që po bëhet ndaj Luftës Çlirimtare të Kosovës, është e turpshme. Komandantët tonë, për aktivitetin e të cilëve në luftë krenohemi ne, por edhe secili që e ndjen veten shqiptar, nuk duhet të jenë cak i fyerjeve nga askush, e sidomos nga persona të inkriminuar, e të akuzuar për sulm terrorist ndaj institucioneve e rendit demokratik.

Ne besojmë se populli do të vetëdijësohet dhe që nuk do të votojë më këto mbetje jugosllave, të cilët kanë marë përsipër rolin e mëhershëm të UNMIK-ut, në demonizimin e UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare.

Mobilizimi jugosllav në Kuvend dhe jashtë tij, na përkujton deklaratat e Vuqiqit dhe Daqiqit, të cilët gjatë fushatës zgjedhore, u alarmuan që në krye të institucioneve do të jetë një komandant si Ramush Haradinaj.

Ne rikujtojmë, se komandanti Ramush Haradinaj nuk i ka rënë në gjunjë as Jugosllavisë as Rusisë e as aleatëve të tyre, as në luftë e as në paqe. Deshën apo s’deshën leninistët e titistët, historia moderne e kombit shqiptar përfaqësohet me UÇK-në, e familjet Jasharaj e Haradinaj, janë simbole të kësaj lufte.

Ne ju bëjmë me dije të gjithëve, se në rast rreziku, do të jemi prapë ne Veteranët e UÇK-së dhe do të jenë prapë ata komandantët që po fyhen në Kuvend, që do i dalin zot këtij vendi; e klika e kamarierëve, përkthyesve e komesarëve, do të struken në vrimën më të afërt që do e gjejnë, ashtu siç vepruan gjatë Luftës Çlirimtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz